MENU
klinika

Kërkon sanksione ndaj Serbisë

Përshëndetja e ftohtë me Ramën, Brnabiç e prerë: Nuk mund të sillesha ndryshe

16.10.2023 - 20:02

Teksa kryeministri Edi Rama priste liderët e BE-së dhe rajonit në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit, ajo që ra në sy ishte përshëndetja e “ftohtë” e Ramës me homologen e tij serbe, Ana Brnabiç.

Kjo e fundit ka thënë për mediat serbe se nuk mund të sillej ndryshe me një lider i cili kërkon që vendi i saj të sanksionohet.

Siç raportojnë mediat serbe, Brnabiç ka deklaruar sot nga Tirana se nuk e kupton se përse kryeministri Edi Rama ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë, duke gjykuar se veprime të tilla nuk shkojnë në linjë me “marrëdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje.”

“Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me Shqipërinë, po ashtu si me të gjithë në rajon. Nuk mund të jesh asnjëherë thjesht një politikan, ndonjëherë je dhe qenie njerëzor. Kjo jo është mënyra sesi unë ndihem. Nuk jam e lumtur. Nuk e di pse ai veproi ashtu, dhe nuk bën asnjë sens pasi nuk është në linjë me marrëdhëniet tona të mira të fqinjësisë dhe as me atë që ne po bëjmë me Iniciativën e Ballkanit të Hapur”, raportohet të jetë shprehur kryeministrja serbe.

Mediat serbe raportuan po ashtu më herët se nuk ishte e vërtetë që kryeministrja Ana Brnabiç nuk ishte prezente në foton familjare. Por, megjitatë, fotot e publikuara në faqen zyrtare të Këshillit Europian tregojnë të kundërtën.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!