MENU
klinika

Analiza

Pse Evropa po “feston” pas zgjedhjeve në Poloni?

17.10.2023 - 18:25

Sipas sondazheve, blloku opozitar pro-evropian i Polonisë fitoi një shumicë në zgjedhjet parlamentare të dielën dhe, nëse rezultatet zyrtare do të konfirmohen, partia nacionaliste në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) nuk do të fitojë një mandat të tretë. Nëse konfirmohet rezultati i këtyre zgjedhjeve, që shumëkush i quajti më të rëndësishmin në vitin 2023, sinjalizon një ndryshim rrënjësor si në Poloni ashtu edhe në Bashkimin Evropian, shkruan “Politico”. Sipas një exit poll të publikuar menjëherë pas përfundimit të votimit në orën 21:00 të së dielës, PiS mori mbështetjen e 36.8 për qind, e ndjekur nga Koalicioni Qytetar (KO) i qendrës me 31.6 për qind, Rruga e Tretë e qendrës së djathtë me 13 për qind, e majta me 8 .6 për qind dhe Konfederata e ekstremit të djathtë me 6.2 për qind. Në zgjedhjet e vitit 2019, PiS fitoi 43.6 për qind të votave. Edhe pse partia Pravo i Pravda është e para për sa i përket mbështetjes së votuesve, kjo është një fitore si e Pirros sepse tre partitë kryesore opozitare do të kishin shumicën në parlamentin prej 460 anëtarësh. PiS dhe aleati i tij i mundshëm Konfederata (e djathta ekstreme) kanë 212 vende. Kjo është një humbje e madhe për PiS, i cili është në pushtet që nga viti 2015. Opozita premtoi rikthimin e marrëdhënieve të lëkundura me Bashkimin Evropian. “Polonia po kthehet në Evropë në tetor”, tha Robert Biedron, një nga liderët e së majtës. Zgjedhjet shënuan nga një nga fushatat më të dhimbshme në historinë demokratike polake. Jaroslaw Kaczy?ski e quajti opozitën një kërcënim ekzistencial për kombin e tij. Ai akuzoi opozitarin Donald Tusk për bashkëpunim me Berlinin dhe Brukselin për të sabotuar pavarësinë e Polonisë dhe për të lejuar emigrantë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN