MENU
klinika

Rama u jep “porositë” deputetëve!

“Më 4 nëntor mblidhet Kongresi për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë”

19.10.2023 - 09:27

Kryeministri Rama zgjodhi t’i bashkohej mbledhjes së grupit parlamentar, ku përveç porosive për kongresin, kërkoi më shumë angazhim nga deputetët në seancë plenare, sidomos përgjatë muajve të ardhshëm, ku kryefjalë do të jetë buxheti.

Në mbledhje, Rama u ndal tek bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë për çështje me interes në mbledhje të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare. Kreu i qeverisë foli edhe për angazhimin e deputetëve në Kuvend si dhe në kontakte me qytetarët në terren.

Në grup, Rama diskutoi edhe mbi prioritetet e projektbuxhetit për vitin e ardhshëm dhe kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimin parlamentar të projektbuxhetit. Duke informuar mbi këtë mbledhje, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se u vendosën prioritetet e grupimit politik që lidhen me aktivitetin parlamentar, me adresimin e sfidave me natyrë politike, ekonomike dhe sociale.

“Por jo vetëm. U diskutua edhe ngritja e punës së grupit në një tjetër nivel përmes një komunikimi të përbashkët, akoma edhe më intensiv në vazhdimësi”, u shpreh ajo.

Spiropali theksoi se “beteja jonë e vetme është me njerëzit, të cilët kërkojnë dhe meritojnë më shumë prej nesh, ndaj do të bëjmë maksimumin për të qëndruar në koherencë të plotë me çdo kërkesë që vjen prej tyre”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama foli sfidat parlamentare e ato sociale e ekonomike. Por mësohet se është folur për kongresin e jashtëzakonshëm që socialistët do të zhvillojnë javën e parë të nëntorit, por edhe për buxhetin dhe paketën fiskale që pritet të dorëzohet në javët në vijim në Parlament.

Ndonëse ishte parashikuar në javën e 3 të tetorit, socialistët kanë vendosur ta shtyjnë kongresin e jashtëzakonshëm në 4 nëntor, për t’u dhënë më shumë kohë të deleguarve të bëjnë analizën e kërkuar nga strukturat. Kongresi i jashtëzakonshëm do të jetë i fokusuar te partia dhe riformatimi që kryesocialisti Edi Rama ka paralajmëruar. Kujtojmë që asambleja e 4 shtatorit solli ndryshime të ekretariateve të partisë, që votën finale do ta marrin nga anëtarët e Kongresit.

Damian Gjiknuri nuk do të jetë më numri 2 i PS-së, pasi është zëvendësuar me Blendi Klosin, i cili ndonëse fillimisht u komandua përkohësisht si Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Edi Rama vendosi t’ia besojë për më gjatë postin. Mandati i Gjiknurit nuk i kaloi 2 vite, ndërsa ky vendim i papritur i kryesocialistit Rama erdhi pas përmendjes së ish-ministrit në dosjen e Ahmetajt për inceneratorët.

Kongresi nuk pritet të sjellë ndryshime të tjera, pasi për rokadën në qeveri, Edi Rama shfrytëzoi Asamblenë e Partisë Socialiste gjatë muajit shtator. Pas një vere të nxehtë me shumë emra të hetuar në SPAK, kryesocialisti i argumentoi ndryshimet në qeveri me nevojën për të pasur një energji të re në skuadrën e qeverisjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazeta amerikane zbulon informacione të BUJSHME:

“Gjyqi i McGonigal të zhvillohet në Tiranë”


"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!