MENU
klinika

Tarifat

Kosova nuk ka përfituar asgjë nga CEFTA

21.12.2018 - 14:49

Edhe përkundër ofertës së Bashkimit Evropian për heqje të tarifës ndaj Serbisë me mundësinë që në marrëveshjen e CEFTA-s në vend të UNMIK-ut të përdoret emri i Kosovës, por me fusnotë, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se Kosova nuk ka pas përfitime nga kjo organizatë.

Kjo pasi Kosova nuk është lejuar asnjëherë të bëjë tregti të lirë në këto dy vende. Sipas tyre, duhet të rishikohet pozicioni i Kosovës në këtë organizatë me kushte të reja.

Bllokimi i Kosovës për zhvillim të tregtisë së lirë në Serbi dhe Bosnjë përmes marrëveshjes së CEFTA-s nuk u adresua asnjëherë nga BE-ja, por kjo e fundit ndryshe u pozicionua pas tarifës së vendosur nga Kosova. Madje Bosnja dhe Serbia kërkojnë nga CEFTA ta largojnë Kosovën nga kjo marrëveshje. E për njohësit e ekonomisë Kosova nuk është që ka përfituar nga CEFTA.

cefta-konica

Naim Gashi tha për Radio Kosovën se kërkesa për largimin e Kosovës është absurde dhe e pamundshme:

“Sa i përket CEFTA-s, përfitues nuk ka qenë Kosova, Kosova ka qenë një anëtare parimore sa i përket respektimit të standardeve të tregtisë së lirë dhe qarkullimit të mallrave, mirëpo janë Serbia dhe Bosnja që në 20 vitet e fundit e kanë shkelur këtë marrëveshje në mënyrë drastike. Dhe hera e parë që institucionet e Kosovës vendosën masa reciprociteti, atëherë u zgjua i tërë BE dhe rajoni për të akuzuar Kosovën”, ka thënë ai.

Por Shpend Balija, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, tha për Radio Kosovën se Republika e Kosovës duhet ta rishikojë marrëveshjen me CEFTA-n dhe të anëtarësohet me kushte të reja:

“Pas shpalljes së pavarësisë, mendoj se realiteti ka ndryshuar dhe se Kosova gjithsesi është mirë që të largohet si UNMIK dhe të futet si shtet i pavarur me kushte të reja, sepse janë një numër i kushteve që Kosova mund t’i përcaktojë për mbrojtjen e produkteve strategjike qoftë produkteve me rëndësi të veçantë, dhe janë disa kuota të cilat mund të diskutohen dhe të bien dakord me marrëveshje.

Duhet të bëhet një studim i mirëfilltë se cilat janë efektet dhe pasojat e kësaj marrëveshjeje dhe jo çdo herë një marrëveshje mund të jetë e mirë për vendin tonë”.

cefta-konica

Balija thotë se nëse Kosova respekton marrëveshjen me vendet e rajonit, atëherë edhe ato duhet ta respektojnë:

“Nuk mund të bëjnë tregti të lirë shtetet e rajonit me Kosovën e ndërkohë ta pengojnë Kosovën në zhvillimin e saj. Nuk mund të zhvillohemi dhe të integrohemi apo të kemi bashkëpunim rajonal pa pasur interesat përbashkëta dhe respekt të përbashkët ndaj njëri-tjetrit. Kështu që më mirë është e vonuar se sa kurrë.

Mendoj se ka përçuar një mesazh të jashtëzakonshëm pozitiv që edhe Kosova është një vend që duhet të respektohet edhe nga fqinjët e saj dhe nuk mund vetëm të shfrytëzohet në kuptimin e ekonomisë dhe mos të lejohet që të eksportojë në vende të tjera”.

Kurse Gashi tha se janë edhe 33 marrëveshje të tjera që Serbia asnjëherë nuk i ka zbatuar në plotësi dhe asnjëherë nuk kemi pasur reagim nga BE-ja për këtë.

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje