MENU
klinika

Artur Ajazi

Dhuna, “neni” i veçantë i statutit të Rithemelimit

20.10.2023 - 12:02

Në 32 vjet tranzicion demokratik, nuk mbahet mënd sa herë Partia Demokratike ka përdorur dhunën, si “mjet demokratik”. Qysh nga 1992 deri sot, janë me qindra raste, kur dhuna ka qenë përdorur dhe po përdoret si “mjet demokratik” për të arritur atje ku thotë skenaristi dhe regjisori i asaj force politike. Dhunë mbi ish-pronarët, mbi ish-të përndjekurit, dhunë mbi studentët, fermerët, mbi institucionet, mbi deputetët kundërshtarë, dhunë mbi “armiqtë” e partisë, mbi ata që shkruanin për aferat e zyrtareve dhe ish-pushtetareve të djeshëm, dhunë mbi selinë e partisë, dhunë, dhunë…

Edhe sot, po shohim sërish dhunë mbi karriget, tavolinat, mbi ministrat dhe deputetët e krahut socialist, bllokim të foltores së Parlamentit, dhunë mbi kryetaren e seancës, etj…Duket sikur dhuna, është një prej neneve kryesore të Statutit të “Rithemelimit”. Pra, atje ku nuk do të mund të zgjidhim gjë me fjalë, do të përdorim “dajakun demokratik”. Në fakt rastet e dhunës ndaj institucioneve, individit dhe drejtuesve të institucioneve janë me qindra, po ashtu dhe paralajmerimet për “revolucion paqesor demokratik” por ama me mjete dhune.

Kjo në fakt, nuk ka pikën e lidhjes me demokracinë, me fjalën e lirë, me bashkepunimin ligjor institucional, pasi i kalon kufinjtë e imagjinatës. Një politikan, një drejtues partie, një ligjvënës, kurrë nuk duhet ta mendojë, dhe jo pastaj të veprojë, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me rregulloren e një institucioni, dhe kurrë nuk duhet të kalojë “cakun” e tij, për të kryer vepra penale.

Por dhuna mbetet tipari kryesor, i një partie politike si Partia Demokratike, dhe nuk ka shanse të largohet si “frymë” dhe teori në zbatim të detyrueshëm. Jo vetëm drejtuesit qendrorë, por edhe ata lokalë dhe një pjesë e militantëve të asaj partie, jetojnë me mendimin tek dhuna. Një parti politike, që evidentohet me veprime dhune, (verbale apo fizike) nuk mund të ketë kurrë shanse të vijë në pushtet në një vend demokratik. Shfaqja e rasteve të shpeshta të dhunës, duke anashkaluar reagimin dhe ankimimin institucional, duke injoruar strukturat e drejtësisë, si “fjala e fundit për zgjidhjen e çdo problemi mes palëve”, e ka transformuar Partinë Demokratike (Rithemelimin) në formacion politiko-luftarak.

Humbja e betejave elektorale, dhe zëvëndësimi i programeve dhe alternativave demokratike me “betaja dhune dhe revolucione popullore”, pothuajse i kanë humbur shansin “Rithemelimit” për të qenë një force dinjitoze politike, aq më pak e besueshme për të marrë ndonjëherë pushtetin në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!