MENU
klinika

"I ka bërë pritë!"

70-vjeçari u godit në kokë dhe vra nga fqinji, flet dhëndri i viktimës

20.10.2023 - 17:06

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku një 70-vjeçar u gjet i pajetë në një kanal.

Musa Bajraktari është vrarë nga fqinji i tij Xhemal Zeqiri. Nga provat e siguruara dyshohet se Zeqiri, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, fqinjin e tij, i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Dhëndri i viktimës ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa është shprehur se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa e përshkroi vjehrrin e tij si një njëri familjar e të qetë.

“Si ka ndodhur nuk e dimë, a ka qenë momentale a kanë pasur më përpara. Nuk kemi pasur dijeni. Nuk kam informacion për momentin, se për çfarë nuk e dimë. Nuk e njoh personin tjetër. Babai i gruas teme ka qenë familjar, i qetë, shihte punën e vet, familjen e vet. As familjarët nuk dinë gjë. Ai ka dalë prej shtëpie me cu një material, i ka dalë para dhe se ca ka ndodh. Nuk e njoh shumë. Policia e ka zbuluar”- ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"70-vjeçari u godit më sëpatë në kokë dhe…"

U vra nga fqinji dhe u hodh në kanal, detaje nga krimi