MENU
klinika

Strategjia e “prerjes së kokave”

Kush është shënjestra e radhës e Izraelit?

20.10.2023 - 17:27

Fronti verior i Izraelit po bëhet gjithnjë e më i ndezur. Gjatë natës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kishin goditur disa pozicione të Hezbollahut në Libanin jugor. Ndërsa ushtria izraelite synon të dërgojë mesazhe të qarta në veri, është Gaza ajo që mbetet në pikëpyetje.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u njoftoi ushtarëve të vendosur përgjatë frontit jugor se urdhri për të hyrë në Gaza do të vijë së shpejti: “Tani ju e shihni Gazën nga larg, së shpejti do ta shihni atë nga brenda.” Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë përpjekur të nxisin dyshime ditët e fundit. Disa zyrtarë të Tsahal kanë sugjeruar se sulmi tokësor mund të kryhet por jo menjëherë. Të tjerë kanë lënë të kuptohet se për momentin vetëm bombardimet janë protagonistët e konfliktit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, sulmet ajrore të IDF deri më tani kanë shkaktuar rreth 5 mijë viktima. Megjithatë, duket se detaje të reja dhe teori rreth të ardhmes së konfliktit, shtohen ditë pas dite, duke mos bërë asgjë të duket e sigurt.

What is Captagon, the highly addictive drug sweeping the Middle East?

“Droga e Xhihadit”

Disa nga burrat e Hamasit që morën pjesë në masakrat e 7 tetorit në Izrael mund të kenë qenë nën ndikimin e një droge. Televizioni komercial i Tel Avivit Channel 12 transmetoi lajmin se gjurmët e Captagon, e njohur gjithashtu si “kokaina e të varfërve”, ishin zbuluar në gjakun e terroristëve të kapur nga IDF. Pilula të kësaj lënde narkotike u gjetën edhe në xhepat e pjesëtarëve të organizatës terroriste që humbën jetën në luftime.

Në të kaluarën kjo drogë, e prodhuar në Liban dhe Siri, është përdorur edhe nga ISIS. Shiringa me gjurmë të Captagonit u gjetën në shtëpinë e një prej sulmuesve të Parisit dhe lënda narkotike u zbulua gjithashtu në gjakun e një prej terroristëve përgjegjës për sulmin në Susa, Tunizi në vitin 2015. Është një hidroklorur fenetilinë, një përbërës i amfetaminës dhe stimuluesve të tjerë, i cili është përhapur gjerësisht në vendet e Gjirit për dekada dhe është bërë “droga e Xhihadit”. Kushdo që merr një nga këto pilula, që shiten nga 5 deri në 20 dollarë një dozë, mund të mos hajë ose të flejë për ditë të tëra.

Vejusha e zezë e Hamasit

Të dyja palët po synojnë të gjejnë pikat e dobëta të kundërshtarit, për ta goditur pikërisht aty. Si dhe “shënjestër” pa dyshim janë zinxhirët komandues në të dy vendet. Izraeli madje ka futur në lojë ushtrinë dhe spiunët, pikërisht për këtë. Së fundmi, ushtria izraelite ka vrarë Jamila al-Shanti, gruan e parë që u zgjodh në zyrën politike të organizatës terroriste palestineze dhe e veja e bashkëthemeluesit, Abdel Aziz al-Rantissi. Vdekja e “vejushës së zezë të Hamasit” është një sukses i madh për “strategjinë e prerjes së kokës” të IDF, e cila synon nivelet më të larta të lëvizjes islame.

Këshilli Legjislativ Palestinez konfirmoi gjithashtu vrasjen e saj, në një postim në Facebook, ku shkruhej se ajo e kaloi jetën e dedikuar ndaj “kauzës palestineze dhe se ajo kishte një rol të rëndësishëm dhe të dukshëm në punën parlamentare, arsimore, politike, të mbrojtjes dhe arsimore. E lindur në vitin 1955 në kampin e refugjatëve Jabalia, ajo mori një doktoraturë në anglisht dhe punoi si pedagoge në Universitetin Islamik të Gazës, universiteti i shkatërruar nga bombardimet izraelite, i cili përdorej si qendër trajnimi dhe prodhimi armësh. Gjatë viteve të kaluara në radhët e lëvizjes terroriste, ajo jetoi në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, si dhe kaloi kohë në burgjet e shtetit hebre.

First female member of Hamas' political bureau killed in Gaza – Middle East Monitor

Shënjestrat e Izraelit

Jamila al-Shanti është e fundit në listen e liderëve të Hamasit të eliminuar nga Izraeli që nga fillimi i konfliktit. Deri më tani, hakmarrja e Tel Avivit ka arritur objektiva të profilit të lartë si Ali Qadi, kreu i njësisë speciale “Nukhba”, koordinatori i sulmeve ndaj dy kibuçëve Bilal al-Kedra, kreu i Xhihadit të Sigurisë Kombëtare Muheisen dhe udhëheqësi i inteligjencës Khan Younis. Objektivi numër një i Izraelit është Yahya Sinwar, njeriu në krye të lëvizjes terroriste,“Osama Bin Laden i Palestinës”. Njeriu tjetër më i kërkuar është komandanti i brigadave al-Qassam, Mohammed Deif, “fantazma” që tashmë i ka shpëtuar DISA përpjekjeve për eliminim.