MENU
klinika

"Populli është indiferent"

Aksion i ri opozitar i Berishës, ironizon Spahiu: S’del njeri në protestë të vritet për karrigen e Gaz Bardhit

20.10.2023 - 19:31

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar thirrjet e ish kryeministrit Sali Berisha për të vijuar aksionin opozitar me protesta kundër qeverisë, tha se asnjë qytetar nuk do i përgjigjet.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, AIi tha se askush nuk do të dalë të protestojë që Gazmend Bardhi të ruajë karrigen e tij.

“Janë indiferent populli për karrigen e 10 apo 20 deputetëve. Problemi i kryetarit të grupit parlamentar është problem drejtpërdrejtë i Berishës sepse Berisha nëpërmjet marrjes së kreut të grupit parlamentar synon që të arrijë te logoja. Për karrigen e Gaz Bardhit është bërë protesta dje. Dje ata kanë motivuar protestën për arsyen e mos njohjes së legjitimitetit të kryetarit të grupit parlamentar. Pra, kemi një problem shumë konfuz brenda opozitës dhe e dyta, opozita nuk është solide, është e përçarë”, u shpreh Spahiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spahiu: Shëndetësia s’ka qenë prioritet i asnjë qeverie

“Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Berisha, Meta e Rama bashkë”