Gjykatësi që kryeson gjyqin e mashtrimit civil të Donald Trump në New York, ngriti mundësinë e burgosjes së ish-presidentit, pasi Trump dështoi të përmbushte një urdhër të pjesshëm që i kërkonte të hiqte një postim për nëpunësin ligjor të gjykatësit në mediat sociale.
Gjykatësi Arthur Engoron tha në gjykatë mëngjesin e sotëm se Trump kishte publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale “një postim të pavërtetë dhe nënçmues për nëpunësin tim” dhe se ai foli me ish-presidentin për këtë çështje.
“Unë e urdhërova atë të hiqte postin menjëherë dhe ai se e hoqi atë. Pavarësisht këtij urdhri, mbrëmë mësova se postimi fyes nuk u hoq kurrë nga një faqe interneti. Kjo është një shkelje e hapur e urdhrit. E bëra të qartë se moszbatimi do të rezultojë në probleme serioze,” tha Engoron.
Nga ana tjetër Trump ka kritikuar Engoron në deklaratat publike dhe në emailet e dërguara nga fushata e tij presidenciale, duke përfshirë një që kritikon gjyqtarin si një “demokrat i së majtës ekstreme”.