Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një konferencë të pazakontë sonte në orën 21.00 të mbrëmjes.
Dita, por dhe orari i konferencës janë të pazakonta. Për këtë arsye, aludimet janë të shumta.
Njëra, mund të jetë një dorëheqje e mundshme e Berishës nga drejtimi i Rithemelimit.
Një mundësi tjetër është ndonjë denoncim i fortë, i cili vjen pas arrestimit të dhëndrit e tij nga SPAK. Këto alduime do marrin përgjigje në orën 21.00.
Dhëndri i Berishës u arrestua nga policia në Rinas pak momente më parë. Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.
Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.