MENU
klinika

Reagimi i ashpër

E krahasoi me Bleron, Stresi ‘kërcënon’ hapur Bledi Manen

21.10.2023 - 20:35

Gazetarin shqiptar, Bledi Manen i njohur për komentet e tij ‘pikante’, këtë vit do ta shohim në ekranin e televizionit të Kosovës,  në panelin e opinionistit të edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’.

Në nisje të ‘reality show-t’ mbrëmjen e djeshme, Bledi ka bërë një krahasim të banorit të parë, këngëtarit Blero Muharremit me një këngëtar shqiptar i cili siç thotë ai ka qenë konkurrent në edicionin e parë dhe kanë shumë të përbashkëta në historitë e tyre të jetës.

Ndonëse nuk përmendi emra, u kuptua se bëhet fjalë për reperin Stresi i cili u shpall edhe fitues i edicionit të parë. Mane tha se të dy u bënë të famshëm në fillim, janë të divorcuar, u harruan për një fare kohe dhe më pas u futën në shtëpinë e ‘Big Brother’ për të fituar sërish famën.

Këtë koment Stresi nuk e ka pritur mirë dhe ka bërë një ‘paralajmërim’ për Bledin, teksa shpërthen edhe në ofendime ndaj tij.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!