Tik Tok vs Instagram, Instagram vs TikTok…Një “luftë” virtuale që duket sikur nuk mbaron kurrë për vendin e parë të platformës më të suksesshme në botë. Por, për të mos mbetur me enigmat e radhës duket se një konfirmim na vjen nga Launchmetrics, platforma e marketingut dhe analizës së të dhënave për profesionistët e modës, luksit dhe bukurisë.
Sipas të dhënave, TikTok nuk është rrjeti social më me ndikim për markat e modës, pasi rrjeti social më i përdorur për vitin 2023 është Instagram. Në raportin e hartuar me Lyst, kompania e teknologjisë që analizon performancën e 3,500 markave të modës, stilit të jetesës dhe bukurisë për gjashtë muajt e parë të vitit 2023 ka rezultuar se Instagram ka ruajtur vendin e parë si rrjeti social më me ndikim në botë.
Instagram renditet në vendin e parë si platforma më e mirë me një total prej 16.9 miliardë dollarë fitime të llogaritura nga MIV (Media Impact Value). Çuditërisht, TikTok nuk mban as vendin e dytë, por pozicionohet pas Facebook-ut dhe përpara YouTube-it.
Pse Instagram “fiton” para TikTok? Ja arsyet
Crystal Malachias, një eksperte e marketingut dhe shitjeve në botë, rendit arsyet për këtë fenomen që e kthen Instagramin në rrjetin social më me ndikim në botën e modës, bukurisë dhe stilit të jetesës. Ajo thotë se materialet me autenticitet dhe të papërpunuara janë një detaj që i frenon adhuruesit e modës që ta përdorin atë si platformë përpara Instagramit. Në këtë të fundit mundësia për të ndërhyrë më shumë në përpunimin e fotove, videove dhe jo një prezantim direkt i detajeve personale e bëjnë Instagramin zgjedhje të parë për publikimin në rrjetet sociale.