MENU
klinika

Skenarët se si mund t’i njoftohet masa Sali Berishës

Çfarë ndodh nëse ish-kryeministri nuk firmos njoftimin e GJKKO?

23.10.2023 - 11:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar që që të firmosë njoftimin me vendimin e GJKKO për masën e caktuar ndaj tij, duke mos pranuar që të takohet me agjentët e policisë së Shtetit, ngelet ende e paqartë se si do t’i komunikohet kjo masë.

Në një lidhje live për News24 gazetarja Klodiana Lala raportoi se ka pasur disa qëndrime ndryshe për këtë çështje, ndërsa shtoi se gjykata po shfrytëzon hapësirat ligjore.

“E paqartë edhe për juristët. Jam konsultuar me disa prej tyre. Ka disa qëndrime, mendime të ndryshe se Gjykata ka disa mekanizma për t’ia komunikuar vendimin direkt Berishës përmes avokatëve të tij. Apo mund të zgjidhet një rrugë nëse do të zgjidhet një avokat nga shteti. Zoti Berisha refuzon marrjen e vendimit të gjykatës. Gjykata është duke shfrytëzuar hapësirat ligjore. Nuk e dimë se si do të operohet në rastin konkret për masën e sigurisë, e cila do t’i duhet t’i komunikohet masa.”, tha Lala.