MENU
klinika

Caktohet data për ish-kryeministrin

Sali Berisha merret në pyetje nga GJKKO!

23.10.2023 - 17:29

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e nesërme më datë 24 tetor, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa për sipërmarrësin është caktuar detyrim paraqitje.

Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani.

Njoftimi i GJJKO
Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

U bë pjesë e debatit për emigrantët e ardhur nga Italia në Shqipëri

BBC: Elon Musk u qortua pasi i doli në krah Georgia Melonit

Mes tyre ekspertë kimistë nga Venezuela dhe Kolumbia

Goditja e grupit kriminal ndërkombëtar, emrat e të arrestuarve!

Akuzohet se dhunoi pjesëtarët e një familje

Arrestohet vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja!