Studentët e mjekësisë siç edhe e kishin paralajmëruar u janë rikthyer protestave, këtë të hënë. Përmes një njoftimi, ata kishin njoftuar protestën e ditës së sotme në orën 17:00.
Studentët kanë nisur protestën e tyre në Rrugën e Durrësi, të cilën siç shihet dhe nga videot, e kanë bllokuar tërësisht këtë aks.
Ndërsa kanë nisur të gjuajnë me letra higjienike godinën e Ministrisë.
Ata kanë ftuar në tubimin e tyre, studentë, pedagogë, qytetarë e mjekë që të bashkohen për dinjitetin dhe të drejtën.
Që prej nisjes së këtij sezoni universitar, studentët e mjekësisë kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punën e detyruar brenda Republikës së Shqipërisë për një periudhë 5- vjeçare, para se të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.
Së fundmi ata kanë dorëzuar edhe padinë pranë Gjykatës Kushtetuese kundër këtij ligji.