Rinis seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.
Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.