Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Jamarbër Malltezi ka një dokument që ia ka drejtuar Altin Dumanit, dy muaj më parë.
Berisha ka deklatuar se në atë letër, Malltezi ka informuar Dumanin se ka paditur Ballën për kallëzim të rremë.
Po ashtu Berisha theksoi se këta janë detyryar që të fshehin dokumenta dhe të mashtrojnë në mënyrë të paskrupujt.
“Nuk ekziston asnjë qeveri për kompleksin Partizani. Privatizimi është privatizim, ti ja mbajë ashtu edhe për 38 mijë metra katrorë. Letën e ka çuar me të gjitha, por problemi është këtu. Taulant Balla e bëri publike akuzën, arsyetimi ishte shpifje, ku thotë se këto 5 familje u paguan Ato familje nuk kishin asnjë tokë atje. Dhe ky e ka bërë një letër Dumanit. Dy muaj më parë ia ka drejtuar letrën Dumanit, ku e informon se e ka paditur Ballën për kallëzim të rremë. E lexuar hyrjen, asnjë element i kallëzimit nuk qëndron. Këta nuk kanë qenë në gjendje ta provojnë. Këta janë detyryar që të fsheshin dokumenta dhe të mashtrojnë në mënyrë të paskrupujt,” tha Berisha.