Ish-presidenti i klubi “Partizani”, Paro Laçi, i ftuar në “Real Story” ka folur edhe për arrestimet e shumta dhe atentatet që i janë bërë.
Ai është shprehur se ai është arrestuar aq shumë herë, sa për batutë tha se flija me rroba gati, pasi dilja nga burgu, pasi mund t’u arrestoja sërish.
“Jam arrestuar shumë herë. Arrestohesha, dilsha. Flija me rroba gati” tha ai.
Në lidhje me faktin nëse është ndjerë ndonjëherë në rrezik për jetën, Laçi tha se ka pasur shpesh herë kërcënime.
Kush e fundosi dhëndrin e Berishës? Anila Hoxha tregon gjeneralin që “doli nga rreshti” dhe foli për SPAK
24 Tetor, 07:11
Duke u ndalur këtu, foli edhe për rastin e 21 janarit ku ai mund të eliminohej nga Berisha për t’ia lënë më pas fajin kreut të opozitës së asaj kohe, Edi Ramës.
Ai tha se disa tifozë të Partizani i shkuan në zyrë dhe i treguan për skemën që ishte përgatitur për eliminimin e tij.
Të gjithë jemi në rrezik për jetën. Kam pasur kërcënime për jetën shpesh herë. Do të them një rast, që kjo është pjesë e presioneve që ata pastaj na i morën fushat.
Erdhi Erzen Breçani, vjen edhe shefi i krimeve, më tha “ jam shefi i krimeve dhe të marr zvarrë”. Atë e ka publikuar shtypi i ditës.
Jam kërcënuar edhe përballë kamerave, përballë shumë njerëzve.
Në 21 janar 2011, disa tifozë të Partizanit më erdhën dhe thanë se cfarë skeme po bëhej për të më eliminuar mua” tregoi Laçi
Në lidhje me SPAK, ai u shpreh se është shumë i lumtur që më në fund po sheh një Prokurori që është këmbëngulëse për t’i shkuar gjërave deri në fund,
“Unë isha i lumtur që isha në Prokurori. Pse? Sepse ndjeva një atmosferë. Unë gjithmonë kam pësuar padrejtësi. Luftë më të madhe e kam bërë për klubin “Partizani”, nuk ia dola. Berisha ishte shumë i ashpër, nuk kishte asnjë aspekt humanizmi, se mund të shkosh të grabisësh diçka, është njësoj si një grabitës i rëndomtë që hynë në një shtëpi të pleqve, se tani po fusin atë që është plak. Jo m jo edhe po të jet 90 vjec, po ia faktua të bëjnë burg, edhe dy ditë.
Në gjithë këto vite, familja ime nuk vjen në Shqipëri me ato që kanë parë. Jemi gati 200 njerëz.
Ai po të kishte një pikë humanizmi, që për të gjithë ato tifozë të na kishin një tokë sa 1/10 e asaj që na morën.
SPAK mu duk shumë këmbëngulës për t’i shkuar situatës deri në fund” u shreh ai.