Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Rithemelimit. Para mediave Berisha është shprehur se nuk do të paraqitet sot në seancën në GJKKO, sa i takon çështjes së privatizimit të Partizanit.
Ish kryeministri Sali Berisha mbrohet pas preteksteve se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë.
Berisha thotë se e pengon Kushtetuta për të shkuar në gjykatë dhe fton Ramën ta ndryshojë Kushtetutën.
Berisha përfundoi duke thënë për gazetarët se “piramida e trillimit” do të shembet dhe ai vetë nuk do të pengojë asnjë proces hetimor ose gjyqësor.
“Po konsulotem të ndërmarr hapa ligjorë me juristë. Në çdo kohë unë jam gati të paraqitem për t’u pyetur e për çdo gjë. E vetmja gjë që nuk mund të pranoj është të shkel Kushtetutën e vendit. Jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Hajde të ndryshojmë Kushtetutën por jo ta menderosim atë” , tha Berisha.
Kujtojmë se Berisha është nën hetim nga SPAK nën akuzën e korrupsionit pasiv, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.