MENU
klinika

Çfarë kërkuan avokatët?

S’ka liri për Fredi Belerin, GJKKO rrëzon kërkesën për shpalljen e akteve hetimore si të pavlefshme

24.10.2023 - 13:35

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat paraprake të Fredi Belerit dhe Pandeli Kokaveshit për shpalljen e pavlefshme të akteve hetimore.

GJKKO vlerësoi se kjo kërkesë ishte e pabazuar në ligj.

Pas këtij vendimi, avokatët e Belerit kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese. Ndërsa gjykata vendosi që këtë kërkesë ta paraqesin me shkrim në sekretarinë e gjykatës.

Tashmë po vijon shqyrtimi gjyqësor për çështjen Beleri, ndërsa ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë.

Ndërkohë, jashtë GJKKO aktivistë të çështjes kombëtare kanë protestuar kundër Fredi Belerit, ndërsa e kanë krahasuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Radoçiç, që mori pjesë në sulmin në veri të Kosovës.

Siç shihet nga pamjet, “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhet në banderolë.