24.10.2023 - 14:56
Ka filluar puna në kantieret e reja të Bonusit të Rijetësimit. Një prej përfituesve të thirrjes së dytë të Bonusit, është banesa e Jani Lanit, brenda qendrës historike të Qeparoit.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi një album fotografish ku duket se banesa i është nënshtruar restaurimit.
Specialistët janë duke kryer ndërhyrjet të cilat konsistojnë në çmontimin dhe ndërtimin e çatisë së re, konsolidimin dhe rindërtimin të muraturës, për të vijuar me punime suvatimi të brendshme.
“Falë bashkëfinacimit shtet-privat, kjo banesë do të rifitojë jetën e saj, në një nga fshatrat më të bukur të Jugut të Shqipërisë”, është shprehur minsitrja Margariti.