MENU
klinika

74-vota kundër

Kuvendi rrëzon draftin e PD-së për vetting-un në politikë

21.12.2018 - 17:45

Parlamenti ka rrëzuar sot draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.

Pavarësisht kthimit të opozitës në Kuvend, pas një bojkoti prej 6 muajsh, maxhoranca votoi me 74 vota kundër këtij projektligji.

Ndërkohë pro ishin 52 vota.

VETTINGU:

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, ‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar” ka të bëjë me “Amendamente kushtetuese për vettingun që përfshin vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, i depozituar nga opozita që në 7 shtator në parlament.

kuvendi- konica.al

Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri. Megjithatë Venecia ftoi palët për dialog.

Ndërkohë dje Kuvendi rrëzoi me 76 vota pro dhe 22 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 10997, datë 13.12.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”.

Po ashtu, me 73 vota pro, Kuvendi rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11015, për “Tatimin mbi të ardhurat”, ndërsa me 71 vota pro u rrëzua edhe dekreti nr. 10929, datë 5.11.2018 “Për propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, të Vitore Tushës.

Ndërkaq me 76 pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9573, datë 3.7.2006, “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8328, datë 16.4.1998, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, të ndryshuar.

Me 76 vota pro, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar, si dhe projektligjin “Për kadastrën”.

Ndërsa projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” u shty për në sesionin e ardhshëm parlamentar.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 “Për policinë e shtetit”, të ndryshuar si dhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust-it”.

Kuvendi miratoi po ashtu edhe projektvendimin “Për një shtesë dhe ndryshim në strukturën dhe organikën e Autoritetit të Konkurrencës”.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi kandidaturat e Suela Popës, Edlira Luçit, Ritvan Bodes, Artan Hoxhës dhe Luljeta Minxhozit, ndërsa do të zhvillojë sot seancë dëgjimore me Arben Malajn.

Kuvendi vendosi të shtyjë për sot projektvendimin “Për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu”, ndërsa miratoi projektvendimin “Për Miratimin e Manualit të Monitorimit Vjetor dhe Periodik”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!