Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur për kthimin për rishqyrtim të ligjit për shtetësinë në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës.
Në reagimin zyrtar Presidenca ka argumentuar se kthimi i ligjit për rishqyrtim u bë sepse rezulton që ligji nr. 77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.113/2020, “Për shtetësinë””, përbëhet nga 9 nene, 8 nga të cilat ndryshojnë përmbajtjen e neneve të ligjit bazë.
“Në analizë të Kushtetueshmërisë, shtesat dhe ndryshimet ligjore të përcjella për shpallje, janë pjesë e ligjit nr.77/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë””, që sipas nenit 81, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratohet me shumicë të cilësuar prej 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, minimalisht 84 vota.
Nga procesverbali i seancës plenare të datës 21.9.2023 dhe të dhënave të votimit elektronik konstatohet se miratimi i amendamentit të dytë është bërë me 78 vota, i amendamentit të tretë me 77 vota, i amendamentit të katërt me 78 vota dhe i amendamentit të pestë me 79 vota.
Për një ligj për të cilin Kushtetuta ka parashikuar miratimin me shumicë të cilësuar, konkretisht 84 vota, këto amendamente nuk e kanë marrë numrin e kërkuar të votave dhe nuk mund të quhen të miratuara” thuhet në arsyetimin e presidencës.”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Ky rast shënon precedentin e parë që Kreu i Shtetit i kthen për rishqyrtim qeverisë se kryeministrit Edi Rama që prej emërimit të tij.