MENU
klinika

"Pushime si në Maldive, por shumë më lirë"

Vlora, destinacionin trend për 2024 në Booking

24.10.2023 - 17:23

Një perlë e “nënvlerësuar” evropiane është përshkruar si përgjigja “e pushimeve të pamundura në Maldive”, sipas hulumtimit të Booking.com. Bëhet fjalë për Vlorën, që sugjerohet për pushimet e vitit 2024, falë çmimeve të përballueshme.

“Mund të duket sikur vera 2023 sapo ka kaluar, por për ata që presin pushimet e tyre verore vitin e ardhshëm, ekziston një perlë evropiane e “nënvlerësuar” që është në rrugën e duhur për t’u bërë një destinacion trend në vitin 2024. Sipas parashikimeve vjetore të udhëtimit të Booking.com, britanikët ka të ngjarë të vendosin në alternativa më të lira për disa nga pikat më të njohura të pushimeve në botë.”, shkruan Daily Express.
Maldivet janë padyshim një nga destinacionet tropikale më luksoze në botë.

Ndërsa fluturimet për në Maldive zakonisht zgjasin nga 10 deri në 11 orë nga Londra, ekspertët nga Booking.com sugjerojnë se pushuesit mund të shijojnë plazhe të ngjashme, mahnitëse dhe me ujëra të kristalta shumë më afër shtëpisë, në Vlorë, Shqipëri. Dhe kjo është arsyeja pse ata e kanë emëruar qytetin bregdetar si një nga destinacionet e tyre kryesore, në trend për vitin 2024-ër.
“Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është arratisja me pushime, më trend për vitin 2024-ër për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe çmimeve të lira për të gjithë kategoritë e udhëtarëve,” sugjeron Booking.com.

“Vlora kjo perlë e nënvlerësuar bregdetare, që është dhe pikënisja e Rivierës Shqiptare ka shumë për të eksploruar lart e poshtë bregdetit të saj. “Shtëpia” e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, vija e saj bregdetare u ofron vizitorëve pushime Evropiane si në Maldive por shumë më lirë. Një opsion i mirëpritur për 43% të udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar që do të kërkojnë pushime të bukura por me kosto të reduktuara.”

Booking.com jep edhe informacionin e nevojshëm, bashkangjitur edhe me dëshmitë e britanikëve që kaluan pushimet në Shqipëri këtë vit, sesi mund të shkosh në “perlën” evropiane, sa do t’iu kushtojë udhëtimi turistëve britanikë, makina me qira, akomodimi më ekonomik, vendet që duhet të vizitoni dhe gjithçka tjetër për pushimet më të paharrueshme dhe më të lirat në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi sekret i Ramës për qeverinë angleze

Financial Times: Shqiptarët i çon varfëria drejt Britanisë së Madhe