MENU
klinika

"Po kthehet komunizmi"

Topalli: Të mbrojmë Berishën, se kjo është betejë për të gjithë ne

24.10.2023 - 18:27

Jozefina Topalli, edhe pse u zbua dhunshëm nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha e shiti, duke heshtur, ka vendosur t’i gjendet pranë këtij të fundit, në ditët e veta më të vështira.

Ajo i ka shkuar në zyrë këtë të premte, ndërsa më pas ka bërë edhe një reagim, duke thënë se mbrojtja e Sali Berishës, në fakt është mbrojtje për lirinë dhe të vërtetën.

“Pa asnjë provë as fakt, pas 3 vitesh hetime të iniciuara nga Taulant Balla;

në skadencë të afateve ligjore,

në shkelje të tmerrshme të Kushtetutës,

në përpjekje të minimit të demokracisë, përmes vjedhjes së emrit e vulës së Partisë, sulmi brutal politik kundër kryetarit të PD, zotit Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari.

Pas 3 dekadash përpjekje për të ndërtuar shtet e demokraci, me uljet e ngritjet e saj, dëgjoj atë që është e paimagjinueshme: – sulmohet ish kryeministri, që ka mbi 10 vite që ka ik nga kjo detyrë, se ka zbatu programin e tij politik për të cilën është votuar.
Pas 3 dekadash, nga rënia e diktaturës, në një precedent të tmerrshëm, kërkohet kufizimi i lirive të kryetarit të opozitës pa asnjë provë si dhe pa kërkuar autorizimin e Kuvendit.

E thënë ndryshe:

– Duan të zevendesojnë Republikën Parlamentarë me Republikën e prokurorëve.

Tamam si në 1945!

Kjo nuk është çeshtje për kryetarin Sali Berisha.

Askush nuk do pyes më, për liritë e të drejtat e qytetarëve.

Dhe të gjitha këto në emër të popullit e të drejtësisë.

Tamam si në ’45”, shkruan ajo.