Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka folur për aksionin e Policisë së Shtetit për kapjen e personave në kërkim.
Balla përmes një postimi në Facebook, përgëzon aksionin e efektivëve ndërsa shton se do bëhet gjithçka që “kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet me vendosmëri.”
Ministri shkruan se “Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.”
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet e veta në të gjithë territorin për vënien para drejtësisë të personave në kërkim dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që kjo shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri. Përgëzoj aksionet e Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë dhe Elbasan