kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar sërish që nuk do të duhet të paraqitet kurrë para oficerit të Policisë Gjyqësore, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” pasi është “vendim antikushtetues”.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha Berisha thotë se ai nuk do ta pranojë diçka të tillë teksa thotë se “nuk do të paraqitet kurrë”, pasi nuk e njeh si vendim dhe nuk e pranon.
“Për dufet dhe urrejtjet e të tjerëve unë të shkel kushtetutën tani. Kurrë nuk ndodh”, theksoi Berisha.
Pjesë nga biseda
Sali Berisha: Unë jam marrë më shumë se me çdo gjë me Kushtetutën. Gjyqtarja është e specializuar ë të bërë gjueti shtrigash. Asaj iu kërkua, ky quhet gjykim incidental, ajo refuzoi. Gjykatësja refuzoi. Tani është në Apel. Ky quhet gjykim incidental.
Blendi Fevziu: Ju e quani të padrejtë vendimin e gjykatës? Gjykata ka marrë një vendim, ju a do t’i bindeni?
Sali Berisha: Vendim antikushtetues. Kurrë. Absolutisht jo! Është vendim antikushtetues. Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Qëndrimi im ka qenë mbrojtja e Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve. Ajo e bëri vendimin pa pyetur fare dhe unë në këtë rast mund të thoja që s’kam punë me atë gjykatë, por dhashë mesazhin që pavarësisht nga shkelja do të ëfaqësohem me avoketërit.
Blendi Fevziu: Po nëse gjykata merr vvendim që ju të paraqiteni forcërisht?
Sali Berisha: Unë një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj. Është i turpshëm politik sepse shkon në atë shkallë që nuk është njohur kurrë pa pyetur parlamentin. Nuk e bien në Parlament sepse pas 3 vitesh hetim, nuk kanë ngritur dot akuzë, por një piramidë mashtrimi. Nga hetimi del në pah fryma klasore ndaj pronarëve.
Jam ish-president dhe jam betuar në Kushtetutë dhe nuk e shkel atë. Dhe vendimi për të më thirr ka qenë vendim prokurorie jo Gjykate. Për dufet dhe urrejtjet e të tjerëve unë të shkel kushtetutën tani. Kurrë nuk ndodh.