MENU
klinika

Takimet në Bruksel

Vuçiç: Nuk do firmos asnjëherë për pavarësinë e Kosovës!

27.10.2023 - 09:50

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë gjithçka që duhet për t’u përmbushur, kur është fjala për zgjidhjen e situatës në Kosovë, por nuk jetë asnjëherë dakord për praninë e Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me liderët e lartë në Bruksel, Vuçiç u pyet nga gazetarët nëse është e vërtetë që ai nuk e kishte problem nënshkrimin e marrëveshjes së ofruar nga BE.

“Nuk thashë se nuk kam pasur ndonjë problem, por nuk është kjo çështje, jam gati të firmos çfarë të duan, nga gjithçka që duhet të plotësojmë, përveç këtyre që thashë, prania e Kosovës në OKB dhe pavarësia e saj”, theksoi ai.