Mbështetësit e Berishës duket se janë bërë gati të japin jetën për ta mbajtur larg qelisë. Sot ish-kryeministri mblodhi Këshillin Kombëtar të grupimit të tij dhe kanë marrë angazhim për të dalë në protestat e revolta.
Kreu i këtij këshilli, Edi Paloka, në një postim në rrjetet sociale ka kërcënuar se ata do të bëjnë gjithçka, pasi sipas tij kjo është betejë për jetë a vdekje.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD! Të gjithë bashkë! Gati për çdo gjë. Regjimet përmbysen!
Disa do të na numërojnë ditën e parë, por do bënin mire t’i bëjnë “llogaritë” në fund. Dikur e kemi filluar dhe me 500. Kemi provuar dhe dhunën e burgjet po nuk u thyem kurrë e në fund fituam.
E këtë herë o fitojmë, o shuhemi. Përballë këtyre alternativave na kanë vënë kundër vullnetit tonë. E kush mendon se do të pranojmë të ulim kokën e të shuhemi “në heshtje” i ka bërë llogaritë gabim”, shkruan ai.