MENU
klinika

banorët e zonës të pakënaqur

Nis ndërtimi i stacionit policor të Kosovës në Zubin Potok

28.10.2023 - 15:04

Në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri, policia e Kosovës ka nisur punën për ndërtimin e stacionit policor.

Stacioni do të ndërtohet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, ndërsa mësohet se nisja e punimeve ka nxitur pakënaqësi të banorëve lokalë.

Veton Elshani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, ka thënë se bëhet fjalë për një vendim të vitit 2018 dhe tani është marrë miratimi për nisjen e punimeve.

Elshani ka treguar se deri tani kanë funksionuar në shtëpi private.

“Meqë ishim në shtëpi private, vendimi është marrë në vitin 2018, kemi marrë miratimin që të fillojmë të ndërtojmë tani, përndryshe vendimi është marrë më herët”, ka thënë Elshani, ndërsa ka konfirmuar se aty fillimisht do të vendosen kontejnerët e policisë.

“Meqenëse stacioni policor aktualisht ndodhet në një shtëpi private, ne duhet të largohemi dhe për këtë po vendosim kontejnerë derisa të ndërtohet ky stacion”, është shprehur Elshani.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!