MENU
klinika

Analiza

A do të vdesë Putini i poshtëruar?

28.10.2023 - 15:19

Shëndeti i Vladimir Putin është mbase sekreti i ruajtur më mirë brenda Kremlinit. Po ashtu edhe një nga çështjet më enigmatike, që ka kuriozuar shpesh, mediat brenda vendit por edhe ato perëndimore. Histori të ndryshme për një gamë të gjerë sëmundjesh të supozuara kanë qarkulluar prej vitesh, megjithatë janë shtuar që kur ka nisur lufta në Ukrainë. Kjo nisur nga lëvizjet e tij të çuditshme, por edhe si mënyrën perfekte për të shpjeguar sjelljet e tij ekstreme, si për shembull nisjen e agresionit rus në Ukrainë. Së fundmi, vetëm disa ditë pasi pretendimet se presidenti Putin kishte pësuar një arrest kardiak u hodhën poshtë si “lajm i rremë”, i njëjti burim, kanali Telegram GeneralSVR, raportoi vonë të enjten në mbrëmje se lideri rus kishte “vdiq në pallatin e tij luksoz të pyllit Valdai”. Megjithatë, Kremlini, “mjeshtër” i propagandës i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

Vdekja e Putin

Në raport thuhej: “Për momentin ka një tentativë për grusht shteti në Rusi! Presidenti rus Vladimir Putin vdiq sonte në rezidencën e tij në Valdai. Në orën 20:42 (20:42) me orën e Moskës, mjekët ndaluan reanimimin dhe e shpallën të vdekur.” Sipas raportit, mjekët “mbaheshin të bllokuar në dhomën me kufomën e Putinit” nga detajet e sigurisë së Putinit, ndërsa zyrtarët e Kremlinit vendosën se si “të ruanin regjimin aktual”. Kanali shtoi se kjo ishte “me urdhër personal të Dmitry Kochnev, kreut të Shërbimit të Sigurisë Presidenciale Ruse, i cili është në kontakt dhe merr udhëzime nga Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev, Sekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë”.Patrushev, 72 vjeç, është këshilltari kryesor i inteligjencës i Putinit. Shumë pretendojnë se ai është favorit për të pasuar Putinin.Të premten herët në mëngjes GeneralSVR publikoi një buletin të dytë me më shumë detaje: “Gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin filloi të përkeqësohej ndjeshëm dhe në orën 20.42 me orën e Moskës, mjekët e shpallën presidentin të vdekur”. Më tej pretendohej se një “grusht shteti” ishte duke u zhvilluar me anëtarët e rrethit të brendshëm të Putinit që përpiqeshin të shfaqnin sozinë e tij si presidenti i vërtetë. Më vonë kanali transmetoi se “pa asnjë respekt për të ndjerin, kufoma e Putinit u vendos në një frigorifer, i cili më parë përmbante ushqime të ngrira, në Valdai”.

Mohimet e Kremlinit

Ashtu si me njoftimin e raporteve të mëparshme të “arrestit kardiak”, tabloidët gjithashtu u futën shpejt në lojë. Daily Mail e Mbretërisë së Bashkuar pretendoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, kishte bërë atë që e quajti një “mohim të jashtëzakonshëm të gënjeshtrave se Vladimir Putin, 71 vjeç, kishte vdekur duke lënë të kuptohet se një deklaratë e tillë nuk do të ishte bërë nëse do të kishte realisht copëza të vërtetash në këtë histori.Peskov i quajti thashethemet një “informacion absurd të rremë”. Peskov po i bënte jehonë një komenti të mëparshëm që ai bëri në fillim të kësaj jave pasi i njëjti kanal Telegram raportoi se Putini kishte pësuar një arrest kardiak, por ishte ringjallur nga mjekët e tij. “Gjithçka është në rregull me të, ky është absolutisht një tjetër falsifikim,” u tha ai gazetarëve të martën në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me shëndetin e presidentit. Peskov gjithashtu qeshi me pretendimet se Putin përdor sozi, duke thënë se “një seri e tërë mediash diskutojnë me këmbëngulje të lakmueshme.”

“Origjina” e thashethemeve

Kanali Telegram në fjalë drejtohet nga një gjeneral në pension, që përdor pseudonimin “Viktor Mikhailovich”, i cili supozohet se është një ish-zyrtar i Kremlinit dhe që pretendon se ruan lidhje me rrethin e brendshëm të Putinit. Ai ka qenë gjithashtu për disa kohë një nga “shitësit” kryesorë të idesë se presidenti rus po vuan nga një sërë problemesh serioze shëndetësore dhe se ai përdor sozi për ta fshehur këtë.Si gjithmonë, mediat sociale u futën me shpejtësi në X (ish Twitter) dhe Telegram, edhe pse ky është vetëm një nga shumë njoftimet për “vdekjen” e të fortit të Rusisë. Një përdorues bëri shaka duke thënë se Putini tashmë ka vdekur “297,120 herë”.