Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Edogan i quajti sulmet e Izraelit në Gaza një “masakër” ndërsa tha se aleatët perëndimorë ishin “fajtori kryesor” pas atyre që ai i quajti krime lufte nga Izraeli.
“Izrael, ne do t’ju shpallim para botës si kriminelë lufte. Ne po përgatitemi për këtë dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si kriminel lufte”, tha presidenti turk, para një turme prej 1.5 milionë njerëzish.
Ai mbajti të njëjtën linjë qëndrimi si më herët ndërsa nuk pranoi të konsiderojë Hamasin si një “organizatë terroriste”.
Ai përsëriti kritikat e tij ndaj Perëndimit dhe refuzimin e tij për të bërë thirrje ende për një armëpushim në Gaza dhe bëri thirrje për unitet në botën myslimane.
Këto deklarata kanë marrë përgjigje të menjëhershëm nga Izraeli, ndërsa ministri i Jashtëm Eli Cohen ka postuar në Twiter, vendimin e tij më të fundit.
Ai shkruan se ka urdhëruar diplomatët izraelitë të largohen nga Turqia pas atyre që ai i quajti “deklaratat e ashpra” nga Stambolli.