MENU
klinika

Përballet me kampionin e botës dhe barazon

Rama kap stekën dhe luan bilardo në Thumanë

28.10.2023 - 20:41

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka qenë sot në Thumanë për një konferencë mbi sportin, ka lujajtur dhe bilardo.

Siç shihet dhe nga një video të postuar nga veta ai, kryeministri është përballur me kampionin e botës në bilardo Eklent Kaçin dhe ka barazuar.

“Kampioni i botës dhe mbreti i rastësisë: 1 – 1”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Rama, gjatë fjalës në konferencën  “Sporti në funksion të shëndetit, edukimit dhe zhvillimit”, tha se lëvizja sportive në shkolla është realisht një prioritet kryesore të qeverisë.

“Lëvizja sportive në shkolla është realisht një prioritet kryesor për ne. Është një prioritet kryesor për ne për 1001 arsye që nuk do t’ju marr kohë për t’i numëruar dhe që nuk kanë të bëjnë si thashë më parë me planin për të nxjerre sportistë nga të katërta anët por kanë të bëjnë me të gjitha ato aspekte të tjera që sporti është unikal.

Është i pazëvendësueshëm, nuk e bën asnjë aktivitet tjetër në jetën e përbashkët të njerëzve atë që sporti bën për sensin e skuadrës, për ndjenjën  e përkatësisë ndaj një qëllimi për luftën për një qëllim të përbashkët, për vetëdijesimin e rëndësisë së shëndetit fizik e për të tjera”, tha kreu i qeverisë