MENU
klinika

Fotot e rralla

Si hanin partizanët dhe ballistët në luftë, Enveri preferonte uiskin

22.12.2018 - 10:30

Lufta e dytë botërore në Shqipëri është banalizuar shpesh.

Gjatë viteve të diktaturës, forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar apo të tjerë janë anatemuar si tradhtarë, si njerëz që jetonin në luks, që hanin mirë, etj. Por fotografitë e oficerëve britanikë të bëra gjatë luftës tregojnë një realitet tjetër.

Çeta partizane që jetojnë me mish në hell, dhe çeta të Ballit që ushqehen me supë. Një foto e njohur e Enver Hoxhës, ulur me kreun e misionit britanik Billi Meklein bashkë me Dali Ndreun dhe Xhelal Staraveckën, përmban një detaj është që nuk është vënë re.

Enver Hoxha, Dali ndreu, Xhelal Staravecka dhe shefi i misionit britanik Meklein, duke pirë uiski

Enver Hoxha ka përpara një shishe me uiski, që ishte dhuratë e oficerëve britanikë. Mes ndihmave që britanikët sillnin për luftën shqiptare, kishte shpesh edhe shishe me uiski të mirë anglez, që duket se Enver Hoxha e ka pasur pikë të dobët.

Enver Hoxha përshkruhej si një llupës që preferonte shumë ëmbëlsirat. Menjëherë pas lufte ai shtoi shumë në peshë dhe u sëmur nga diabeti që në moshën 40 vjeçare. Mes fotove që publikohen në Newsbomb.al nga Erald Kapri, jepen detaje interesante nga jeta në luftë, kur edhe pse në kushte të vështira, uiski apo mishi i pjekur nuk ka munguar për partizanët.

Ushtarakë britanikë duke ngrenë drekën

Përshkrimi i fotove

Luftëtarë të Ballit Kombëtar, në vaktin e drekës duke ngrenë supë, gjatë luftës në 1943Çetë partizane duke bërë gati drekën me mish qingji në hellÇetë partizane duke u bërë gati për drekë, shtator 1943Enver Hoxha, Dali ndreu, Xhelal Staravecka dhe shefi i misionit britanik Meklein, duke pirë uiskiKoçi Xoxe duke ngrenë drekë me një misionar rus gjatë luftës, 1944Ushtarakë britanikë duke ngrenë drekën.

Koçi Xoxe duke ngrenë drekë me një misionar rus gjatë luftës, 1944
Çetë partizane duke u bërë gati për drekë, shtator 1943
Çetë partizane duke bërë gati drekën me mish qingji në hell
Luftëtarë të Ballit Kombëtar, në vaktin e drekës duke ngrenë supë, gjatë luftës në 1943
Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!