Prej dy javësh është mbyllur konkursi për drejtor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Deri më tani në garë për këtë post janë vetëm regjisorët Jonida Beqo dhe Kiço Londo. Beqo ka drejtuar prej tre vitesh Teatrin e Metropolit.
Ndërsa, Kiço Londo për katër vite ka qenë drejtor i këtij institucioni Jonida ështe drejtoreshë e teatrit Metropol. Të dy vijnë nga një karrierë e gjatë profesionale dhe ndryshe nga njeri-tjetri në strategji.
Ministria e kulturës ka firmosur drejtorin e ri dhe është emri i Jonida Beqos, megjithatë pritet dhe miratimi i qeverisë sipas shqiptarja.com.
“Është kryer procedura e konkursit. Është proces në vazhdim. Nuk ka përfunduar” shprehet minsitria e Kulturës.
Të dy vijnë nga drejtimi i teatrove. Kiço Londo është si drejtor i Teatrit Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’ me një sërë shfaqesh të vëna në skenë.
Në strategjinë e regjisorit Kiço Londo gjatë këtij qëndrimi 4-vjeçar si drejtor ka qenë një rikonceptim të godinës teatrore, duke shtuar sallat e shfaqjeve, hapjes së hapësirës së dhënies së shfaqieve edhe në rrethe me trupën teatrore. Ai në natyrën e tij dinamike ka pasur dhe opinionin e vet për shembjen ose jo të teatrit dhe ka qenë kundër shembjes publikisht.
Në vitin 2011 ai ka qenë edhe drejtues i teatrit Metropol, ku i është kërkuar të japë dorëheqjen nga teatri Metropol ku ai nuk ka pranuar ku nuk ka pranuar të futet në çështjet e politikës po të vazhdojë punën e tij profesionale.
Këto kandidatura dhe ky post vjen pas një debati gjatë dhe një lëvizje të ndarë në dy pjesë. E artistëve që duan të shembet teatri dhe në një lëvizje tjetër e artistëve që duan të mos shembet teatri i vjetër ku bën pjesë dhe regjizori Kiço Londo.
Ai është shprehur publikisht për mosshembjen e teatrit, kurse Jonida Beqo nuk ka pasur një mendim. Kjo në një farë mënyre hedh hipotezën e marrjes e saj për postin e Teatrtit Eksperimental ‘’Kujtim Spahivogli’’.
Nëse regjisorja Jonida Beqo nuk është shprehur asnjëherë, se çfarë mendon për shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk duhet të harrojmë se Kiço Londo ka qenë përherë kundër shembjes së kësaj godine.
Jonida Beqon vjen pas një përvoje të gjatë në Shqipëri si administratore, drejtuese artiste, regjizore, shkrimtare, kostumografe në shfaqje që janë vënë në skenën e teatrtit Metropol, drejtuesja e re e Qendrës Kulturore “Tirana’’.
Ajo ka kryer shkollën e mesme “Sami Frashëri”. Në verën e vitit 1998, përfundoi studimet dy vjeçare në kolegj për Edukim Arti në Teatër në Calhaun College në Alabama.
Në vitit 1998, realizon si profesioniste premierën e parë në rolin e Nerisës te shfaqja “Tregtari Venedikut” nga Shekspiri. Në vitin 2000 vazhdoi studimet për Aktrim -Regji dhe Specializim në Kostumografi në Akademinë e Arteve të Universitetit të Alabamës. Gjatë kësaj kohe punoi si asistent kostumografe në atelienë e Universitetit.
Në vitin 2005 u transferua në Atlanta ku punoi për “EMORY University”, si kostumografe për Teatër dhe Balet.
Në pranverë të 2004 ajo ka marrë çmimin ‘Dell’Arte Diversity’, të dhënë nga Festivali i Teatrove të Kolegjeve Amerikane për origjinalitetin e pjesës teatrale “Sinners and Saints: The Women I know” nga Qëndra ”Kennedy” në DC. Në vitin 2010 diplomohet me master shkencor, për Adminitrim publik, specifikisht në Menaxhim dhe Lidership të Sektorit Publik në “Walden University” .
Që nga 2006 deri në 2013 ka qenë pjesë e stafit artistik të “Theatrical Outfit”. Është nënkampione bote dy herë në Konkursin Ndërkombëtar të Grave për Poezinë Slam, autore e tri vëllimeve poetike me tituj “Trupi im s’më nxë”,(Toena) “Gozhda e fundit”(Toena) dhe “Ku jeta hedh rrënjë në valixhe” (Botimet shqiptare), tri albumeve me poezi dhe muzikë si “Dust Blood Love” 2009, “Firstborn Daughters” 2007 dhe “Kitchensinkdrama” 2005.
Ajo është autore e 4 dramave ”Jokasta” monodramë, “Gra që njoh”, monodramë, “Passages and Detours” musical, si dhe monodramën poetike “Harabel”.
U kthye në Shqipëri në verën e vitit 2014, ku për rreth një vit ka qenë Drejtoreshë e Qendrës Rinore Tiranë pranë MMSR. Tashmë Jonida Beqo është drejtoreshë në Teatrin e Metropolit dhe vazhdon në mandatin e sa 4 vjeçar. Mototoja e drejtimit të teatrit ishte edukimi i të rinjve përmes artit.