MENU
klinika

“Presidentja e KE-së kërkon jetësimin e asociacionit”

Nazarko: Qeveria Kurti po përpiqet të fitojë kohë

30.10.2023 - 19:23

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, komentoi vizitën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen në Kosovë. Nazarko tha se zyrtarja evropiane kërkon jetësimin e një modeli asociacioni nga Prishtina zyrtare.

“Ajo që mund të shohim në zinxhirin e ngjarjeve që duhet të analizojmë dhe që sot është konkretizuar me vizitën e von Der Leyen në Kosovë është që ajo kërkon që zotimit të Kurtit për të pranuar variantin evropian të asociacionit të fillojë të jetësohet. Pra Kosova të jetësojë juridikisht një model asociacioni.“, theksoi Nazarko.

Duke u ndalur tek deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, Nazarko theksoi se qeveria Kurti po kërkon kohë për ta bërë më të “tretshëm” në opinionin publik pranimin e asociacionit.

“Sa i takon qëndrimit të Kosovës, shprehur nëpërmjet Osmanit, kemi një moment që nga njëra anë duket konsideruar si një përpjekje për të fituar kohë. Është gjithashtu një përpjekje për ta bërë sa më të tretshëm në opinionin publik pranimin e asociacionit, për të cilin Kurti ka harxhuar vite të tëra militimi politik. Pra për ta bërë sa më të tretshme mendohet një pengesë, që është shqyrtimi i i kushtetueshmërisë së statutit nga Gjykata Kushtetuese. Dhe momenti i tretë, prapë pragmatik i qëndrimit të Osmanit, është se nuk është momenti tani sepse sapo ka ndodhur ngjarja e Banjskës dhe të pranosh asociacion pas kësaj, pa u verifikuar masa, sanksionet ndaj Serbisë, një distancim i Serbisë nga ajo që ka ndodhur, për autoritetet e Kosovës konsiderohet si një dicka vetë dëmtuese. Mendoj se von Der Leyen është e vendosur fuqimisht që të kemi fillimit e jetësimit të asociacionit. Ky ishte një qëndrim i përbashkët i fuqive më të mëdha evropiane në takimet dy palëshe me Kurtin dhe Vuçiçin.”, u shpreh analisti

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Pse u thirrët në Hagë?" Thaçi zbulon të vërtetën

“S’kam pasur asnjë akuzë politikisht! Gjenocidi serb është i dokumentuar!”

"Duhet të bashkëpunosh me Shqipërinë dhe të ulesh me të përballë fqinjit verior"

“Ballkani i hapur”, Nazarko: Besoj se Kosova ka qenë e ftuar në Shkup, për të kufizuar ndikimin e Serbisë