MENU
klinika

Degjenerimi i Kuvendit në dhunë

Çuçi: Nuk do lejojmë më asnjë skenar që synon bllokimin e punimeve

30.10.2023 - 20:22

Kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi ka reaguar pas skenave që ndodhën sot në Kuvend. Deputetët u përplasën fizikisht, teksa opozita nuk lejoi një seancë normale.

Çuç deklaroi se sot ishim dëshmitarë të skenave të papranueshme. Por ai shtoi se Kuvendi do vijojë punën normalisht.

“Skena e sotme në seancën plenare ishte e papranueshme. Opozita ishin përgatitur për këtë skenar. Është i qartë skenari i atyre për të prishur me çdo formë seancat plenare por ju garantoj se kjo gjë nuk do të ndodhë më”, tha Çuçi.