Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar arsyet pse nuk ka qenë prezent në jetën aktive politike, pas akuzave të Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ilir Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se për shkak të shëndetit nuk është angazhuar aq sa duhet.
“Unë për arsye personal për disa arsye të shëndetit që kanë kaluar mirë nuk jam angazhuar aq shumë siç ju edhe jeni shqetësuar”, tha kreu i PL-së.
Meta theksoi se nuk ka asnjë shqetësim nga drejtësia dhe se do të shkojë në SPAK, kurdo që ta thërrasin.
“Janë lajme tërësisht banale, pa përmbajtje. Janë tema të lodhura dhe nuk përbën lajm se Ilir Meta të shkojë në SPAK. Ky është një dallim i fortë, i Ramës apo me këdo tjetër. Kam qenë në SPAK si kallëzues, disa prej çështjeve nuk janë hapur, Nuk jam thirrur si kallëzues. Do të shkoj kurdo që të më thërrasin, nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia. Nuk ka asnjë akt të nënshkruan nga Ilir Meta fët e fët. Çështja të tilla nuk ekzistojnë.
Nuk i druhem askujt, as sot as në të ardhmen. Ju paraqita disa fakte. Sa i takon drejtësisë me regji po ashtu kam paraqitur fakte”, u shpreh ai.