MENU
klinika

"Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje"

U përplas fizikisht me deputetin e PS, reagon Bledion Nallbati

31.10.2023 - 13:22

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka reaguar për herë të parë pasi u përplas fizikisht me ligjvënësin e PS-së, Vullnet Sinaj, pas tensioneve në Kuvend në seancën e djeshme parlamentare (20 tetor).

Ai u shpreh shkurtimisht për mediat se ky incident nuk nderon askën dhe se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendje.

“Unë mendoj se Shqipëria ka halle më të mëdha që meritojnë vëmendjen e medias. Nuk mjafton që media të merret me një incident që nuk nderon askënd”, tha Bledion Nallbati.

Pas incidentit deputeti opozitar u përjashtua nga Parlamenti ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Ç’ndodhi në Kuvend

Kuvendi nisi dje me kaos për shkak të përplasjeve mes deputetëve. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli nisi seancën, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij bllokuan foltoren duke kërkuar që garda të dalë nga salla.

Jo vetëm kaq, por deputetët e PD-së nuk lejuan as socialistët që të merrnin fjalën nga vendi. Kjo solli përplasje fizike mes deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj dhe deputetit të “Rithemelimit”, Bledion Nallbati. Ky i fundit i fiku mikrofonin, ndërsa përplasja mes tyre degradoi deri në përplasje fizike. U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë dhe Gardës për të qetësuar situatën. Deputetit i opozitës Nallbani u përjashtua nga parlamenti ndërsa seanca u ndërpre për disa minuta.

Edhe pas rinisjes së seancës sërish deputetët demokratë nuk i lanë socialistët që të flisnin.

Deputetë të opozitës dhe mazhorancës replikuan me njëri-tjetrin, duke mos lejuar të marrë fjalën asnjëri. Përplasja mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës vijoi edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Ndonëse seanca plenare u ndërpre për shkak të akteve të dhunës, deputetët nuk mundën që të ulin tensionet as jashtë Kuvendit. Ndërkohë, Berisha bllokoi foltoren duke iu drejtuar publikut përmes rrjeteve sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit