MENU
klinika

Mbi 3 mijë të regjistruar si banorë

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë

31.10.2023 - 15:17

Kur kanë kaluar dy vite nga miratimi i ligjit për njohjen e statusit të pensionistit për shtetasit e huaj, afro tre mijë pensionistë italianë janë regjistruar në regjistrin e rezidentëve në Shqipëri.

Me Portugalinë që tashmë ka shpallur synimin e saj për të mos bërë më përjashtime nga taksat për pensionistët e huaj duke filluar nga viti 2024, Shqipëria po bëhet streha e re e lumtur për të moshuarit.
Mediat italiane shkruajnë se kjo lejë e miratuar ofron mundësi tërheqëse për italianët, pasi përfitojnë një sërë benefitesh, duke përfshirë këtu përjashtimin nga taksimi si dhe kostot e ulëta të jetesës. Por nga ana tjetër, edhe dokumentet e pakta që i duhen një të moshuari italian për të marrë lejen e qëndrimit.

Atij, i duhet vetëm dëshmia e penalitetit dhe vërtetimi i pensionit. Por për t’u pajisur me këtë leje, i vetmi kusht është që pensioni minimal duhet të jetë të paktën 1 mijë euro. Lejet, për këtë kategori, jepen me afat 1-vjeçar dhe të drejtë ripërtëritje me kushtin që të ardhurat e qëndrueshme të provohen.
Leja e qëndrimit për pensionistë nuk i jep të drejtën të huajit të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj, sipas mediave italiane, po transformon jetën e pensionistëve italianë të cilët po zgjedhin të jetojnë në territorin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse flas me emër vijnë Tatimet dhe më gjobisin”

BIRN: Qytetarët në Fier druhen të flasin për zgjedhjet

Ndryshime në skemën e Sigurimeve

Kur do të merret vendimi për rritjen e pensioneve?