MENU
klinika

I befasuar që partnerët tanë në BE s’kanë reaguar

Deklarata e Dodik për Kosovën dhe Malin e Zi, Rama: E rrezikshme!

31.10.2023 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndihet i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm të BE-së lidhur me deklaratat provokuese të kreut të Republikës Sërpska, Milorad Dodik ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Rama tha se edhe pse kanë kaluar tre ditë nga deklaratat e rrezikshme të Dodik, pret që kjo heshtje të thyhet sa më shpejtë nga partnerët e BE-së.

Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, shkruan Rama në platformën ‘X’.

Kujtojmë se tre ditë më parë, kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik deklaroi se këtë shekull, serbët duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi.

Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje!

“Kombinimi i shtetërorit me atë privat“

Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën