MENU
klinika

Protesta e pjesëtarëve të Njësisë Speciale

Para Kryeministrisë, me maska dhe në heshtje!

01.11.2023 - 13:32

Njësia Speciale Intevernuese protestoi sot para Kryeministrisë së Kosovës, pasi kërkojnë të vlerësohen me paga shtesë, për punën e tyre të rrezikshme.

Me maska për të ruajtur identitetin, pjesëtarët e njësisë elitë, qëndruan të heshtur, për të shprehur pakënaqësitë për mosekzekutimin e shtesave të rrezikshmërisë që prej tetë muajsh dhe në kundërshtim me vlerën e shtesës prej 150 euro që ua ka përcaktuar qeveria ditë më parë. Ata kërkojnë të mos trajtohen njësoj, për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punën e tyre.

Janë gjithsej 60 pjesëtarë të kësaj njësie elite dhe veprojnë në raste të rrezikshmërisë së lartë. Ata morën pjesë në aksionin kundër grupit të armatosur serb në Banjskë, në 24 shtator.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!