Ish-kryeministri Sali Berisha, pas situtatës së krijuar në sallën e Kuvendit, ka deklaruar se janë në grevë.
“Tani mund të ikni sepse ne do të vazhdojmë. Kjo që shikoni është grevë”, tha Berisha teksa mbajti fjalën e tij live në FB.
Ish-kryeministri u shpreh se protesta e deputetëve të opozitës po zhvillohet për të mbrojtur Kushtetutën.
Ai iu drejtua deputetëve të PS duke i thënë se “ju po dhunoni të drejtat tona, pse mbroni një bande kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese”.
“Kjo është protestë për të mbrojtur Kushtetutën. Parlamenti nuk është vetëm i juaji. Ju nuk i njihni të drejtat tona. Po dhunoni të drejtat tona. Pse mbroni nën bande kriminale që shkel të drejtat Kushtetuese. Unë po mbroj kushtetutën këtu. Na caktoni ju kryetarin. Turp!”, theksoi Berisha.