Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka njoftuar përshkallëzimin e aksionit opozitar deri sa të arrihen elementët që përcakton Kushtetuta.
Deputeti i PD, Ervin Salianji: Ne kërkojmë komisione hetimore, kërkojmë të kontrollojmë paratë e qytetarëve shqiptarë që merren përmes taksave. Ne kërkojmë që këto para të shkojnë për rritje pensionesh, për të ulur taksat.
Profesionet e lira do të goditen si asnjëherë më parë këtë vit, ne kërkojmë që në komisionin e reformës të mos vendoset Edi Rama tjetër.
Derisa ne të arrijmë realizimin e kërkesave tona kushtetetuese ne do të bëjmë gjithçka do ta përshkallëzojmë aksionin tonë, siç po e shihni, ditë për ditë, në çdo pikë të mundshme derisa të arrijmë gjithë elementët që përcakton kushtetuta.
Kur i mençuri tregon Hënën, budallai tregon gishtin. Shpresojmë që kësaj radhe të mos shohim gishtin.
Ne po sensibilizojmë qytetarët që jemi në kushtet e një regjimi, autokracie që nuk do t’ja dijë për interesat e qytetarëve, por vetëm për interesat privat
Po pse regjimet nuk kalojnë me ligj? 45-50 vitet e kaluara nuk kishte parlament që ngrinin dorën një herë në 6 muaj. Ku ndryshojnë delet e atëhershme nga delet e tanishme? Apo kësaj janë dele rudë ata ishin me më shumë lesh.
Kjo që patë sot, ky është Parlamenti i Edi Ramës, kjo është pasoja, shkakun gjejeni tek Edi Rama tek përdhosja e Parlamentit.
Ndaj një regjimi, nëse të godasin një faqe duhet ti godisni të dyja. Kush guxon të shkelë ligjin dhe të fusë duart në xhepa… në këtë republikë përveç pushtetarëve vjedhin edhe gardistët, vjedhin edhe gardistët, edhe flakadanët që janë shenjë proteste. Me çdo formë me çdo mjet, ne do të rikthejmë demokracinë.