MENU
klinika

Ja çfarë thotë Artan Hoxha

A mund të hetohet Lulzim Basha nga SPAK për 500 mijë dollarët e fotos me Trump?!

03.11.2023 - 10:53

Çështja e lobimit 500 mijë dollarë të Partisë Demokratike, në mënyrë që Lulzim Basha të realizonte një fotografi me ish presidentin Trump, është rikthyer sërish në vëmendje pas një artikulli të BBC, ku edhe njëherë shpjegohej infrastruktura ruse që është përdorur për të çuar paratë drejt SHBA.

Kjo çështje u hetua nga Prokuroria e Tiranës, por pa marrë dëshminë e personit kyç Nick Muzin.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, SPAK mund ta hetojë Bashën, njëlloj siç po heton Ilir Metën për një çështje lobimi, nëse dalin në dritë fakte të reja dhe Nick Muzin merret në pyetje.

Biseda në TPZ:

Artan Hoxha: E di pse u mbyll? Sepse nuk erdhi dëshmia e Nick Muzin. Nëse merret dëshmia e Nick Muzin, rihapet kjo.

Artur Zheji: Taulant Balla bëri akuzën për “Partizanin” dhe SPAK hetoi. Po për rihapjen e kësaj çështje kush e çon? Gaz Bardhi përshembull e çon dot?

Artan Hoxha: E çon prokurori. Po edhe Gazi e çon.

Neritan Sejamini: Kjo çështje rihapet vetëm me një informacion të ri sepse ajo është mbyllur me vendim gjykate.

Artan Hoxha: Çfarë interesi kishte BBC të merrej me Bashën? BBC e ka hapur sepse Këshilli i Evropës kur do të bënte raportin Basha për Rusinë, e kanë pyetur a ka konflikt interesi? Ai ka thënë jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA