Një 37-vjeçar punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, ka mbetur i plagosur në kokë ditën e sotme në Tiranë, ku për shkak të stuhisë nga moti i keq, një objekt i ka rënë mbi kokë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në, në afërsi të pallatit me shigjeta, teksa efektivi ishte në krye të detyrës.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.