04.11.2023 - 11:03
Dalja nga shtrati i lumit në Kanionin e Langaricës, Përmet, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë ka bërë që 23 turistë të bllokohen në hyrje të Kanionit.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policore në operacion bëri të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen e tyre e të mjeteve në parkun e përmbytur.
Gjatë kryerjes së operacionit të kërkim-shpëtimit, që zgjati për rreth dy orë, nuk pati asnjë të lënduar.
Turistët u evakuuan dhe u transportuan me mjetet e bashkisë e të policisë për t’u strehuar në hotelet e qytetit.
Turistët ishin të kombësive të ndryshme (Francezë, Gjermanë e Polakë).
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë do të ndodhë në fundjavë
Stuhia “Ciaran” që po ‘bën namin’ në Evropë pritet të prekë edhe Shqipërisë
Stuhia “Ciaran” godet edhe Shqipërinë
Reshjet e dendura të shiut paralizojnë lëvizjen në Tiranë-Durrës
Parashikimi për fundjavën
SHMU jep alarmin: Edhe nesër do të ketë stuhi të forta shiu
6 viktima, mes tyre 1 e mitur