MENU
klinika

Demaskimi i Ramës

Kryemadhi: Projekti gjerman që Rama e ‘shet’ si të qeverisë shqiptare

22.12.2018 - 14:47

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, realizoi një vizitë në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit teksa inspektonte punimet në rezidencat përkatëse.

Pas kësaj vizite të bërë publike nga kryeministri, ka reaguar dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sipas saj vjen me një demaskim të këtij projekti.

Kryemadhi theksoi se ky nuk është një projekt i qeverisë shqiptare, sikurse tha Rama, por i qeverisë gjermane. Sipas Kryemadhit, Rama duhet të demaskohet në çdo sekondë.

monika kryemadhi-konica.al

“Jam e detyruar ta bëj këtë transmetim live. Sapo pamë transmetimin live të kryeministrit tonë mashtrues, i cili përveçse vazhdon e mashtron, duhet demaskuar në çdo sekondë.

Ai sot shpërndan një video ku thotë se është projekt i qeverisë shqiptare. Por gënjen, ja ku është tabela, se nuk është i qeverisë shqiptare. Është projekt i qeverisë gjermane. Pasi falsifikoi firmën e sekretarit të Shtetit në Amerikë po vjedh edhe projektet e qeverisë gjermane.

Ky është një projekt i vitit 2011, i cili duhej të kishte mbaruare në 20 dhjetor të 2018. Por nuk mjafton kjo, por vjen dhe bën dhe show mediatik.

Po të kishte fytyrë ky njeri, të vinte të ballafaqohej me studentët. Ai duhet të kujtojë dhe të shkojë në atë godinë ku vajzës i ra tavani mbi kokë. Të shkojë në ato godina ku për 400 vajza ka vetëm 4 banjo”, tha Kryemadhi.

Postimi i Ramës:

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit Rezidencat A/B/C dhe D, ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars? Atyre që e kanë shkruar pikën 1 të 8 kërkesave të studentëve, u them se plani ynë për përmirësimin e kushteve në konvikte, ka nisur të zbatohet kohë më parë?Por nga ana tjetër, kjo pikë e artikuluar së fundmi, si një kërkesë e studentëve, është një shtysë e nevojshme për të ecur më shpejt?”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN