MENU
klinika

Takimi me LVV

Kurti: S’do të mund të na ndalin as në jug e as në veri

05.11.2023 - 18:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme dhe pavarësisht se kush e ku i pengon, ata nuk do të mund t’i ndalë askush as në jug dhe as në veri.

Kurti në takimin e Lëvizja Vetëvendosje me pikat e saj, e nisi fjalimin duke kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se ishte aktivistë që është vrarë në burg.

“Vrasja e Mon Balajt, Arben Gjeladinit dhe Astrit Deharit i shtuan lirisë tonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë”, thënë ai.

Kurti i tha aktivistëve se për ta mundur korrupsionin duhet që mos të mos vuajmë nga lakmia e zilia, për të mundur paaftësinë duhet që të jemi modest e të hapim rrugën për profesionistë, ndërsa, për ta mundur prapambetjen duhet që të largohemi nga rehatisë dhe zonës së komforit.

“Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është pakrahasueshëm më e mirë, më e drejt se çdo qeverisje tjetër para nesh. Edhe qeverisja lokale në gjashtë komunat ku qeverisë LVV, reflekton të njëjta cilësi pozitive sepse ajo ia ka mbyllur derën korrupsionit dhe ia ka hapur derën punëve të mira por në asnjë mënyrë nuk bën të ndihemi rehat sikur e kemi përmbushur misionin. Kemi ende shumë sfida përpara dhe ende jemi në hapat e parë. Ndryshimi që ne dëshirojmë të sjellim në Kosovë për të kapur hapin e zhvillimit të vendeve evropiane, është ende në fillimet e tij“, tha ai.

Ai shtoi se është e pa drejt dhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se që nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari. Sipas tij, kjo kërkesë është i përket mendësisë së vjetër që ata duan dhe po e tejkalojnë, por qeverisë qendrore e lokale mund t’i kërkohet projekte zhvillimore e infrastrukturore, zbatim të ligjit, rritje të cilësisë në shkolla e spitale.

“E meqë ra fjala për dhjetshe, para se të flas për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes tonë, dëshiroj të kujtoi me mallë mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin. Rexhep Selimi apo më saktë Rexha tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës, deputet i yni qysh në 2010, kur vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish kryetari i grupit tonë parlamentar, ish anëtar i kryesisë, të cilin mezi presim të na kthehet për këto detyra e për detyra tjera të rëndësishme për lëvizjen dhe kombin tonë. Mbetemi të patundur në bindjen se UÇK e drejt, është edhe e pasur, prandaj edhe i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosjeje për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara, ende peshojnë e ende dëmtojnë“, tha Kurti.

Kurti u ndal edhe te qeverisja qendrore, ku tha se brutoprodukti vendor i Kosovës, kur kanë ardhur në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro dhe në vitin që vjen do t’i kaloj 10 miliardë euro. Kurse, buxheti i shtetit në 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Janë dyfishuar si investimet e huaja, ashtu edhe eksportet. 226 ndërmarrje vendore i kemi ndihmuar për promovimin ndërkombëtar të prodhimeve dhe shërbimeve që ato i ofrojnë duke i dërguar në 33 panaire ndërkombëtare. Për të rinjtë dhe të rejat kemi mbështetur me 8 milionë euro parkun e Inovacionit dhe trajnimit në Prizren, një hapësirë ndër më modernet në vendin tonë. Ndërkaq, me 2.5 milionë euro kemi ndërtuar infrastrukturë në mbështetje të bizneseve në praqet industriale të Vushtrrisë, Suharekës, Vitisë dhe Lipjanit“, tha ai, duke shtuar se kanë filluar negociatat për marrëveshje me tregtinë e lirë me Zvicrën, Litenshtajnin, Norvegjinë dhe Islandën, që do të favorizojë eksportin e prodhimit kosovar por edhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe rritjen e rrogave në sektorin privat.

Ai shtoi se fokusi i qeverisë është edhe investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri.

Sipas tij, qeverisja është e pandalshme, pavarësisht se kush do t’i pengojë.

“Lëvizja jonë po ashtu edhe qeverisja jonë janë të pandalshme pavarësisht se kush e si, e kur e ku na pengon. U thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin as në jug, as në veri. Sot u bën 6 javë që na e vranë rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, por në vitin 2024, do të kemi 600 ushtarë më shumë dhe 500 policë më shumë për ligj e kushtetutshmëri, për mbrojtje e siguri për Kosovën tonë”, tha ai.