05.11.2023 - 21:10
Një plagë me armë zjarri në kokë, që të bën të mendosh për një vrasje.
Trupi i Klaudio Myrtajt, rreth 30 vjeç, u gjet sot i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën e Cuneos, në rrugën Umberto I.
Mediat italiane shkruajne se Myrtaj është me origjinë dhe se punonte në një punishte artizanale, ku edhe u gjet i pajetë.
Zbulimi është bërë pasditen e së shtunës, kur policia ka nisur edhe hetimet. Ende nuk zbardhet dinamika dhe motivi ndërkohë që autori i dyshuar është shpallur në kërkim.